Ambasadori palestinez në OKB: Të ndalen bombat, s’justifikohet vrasja e fëmijëve

26 Tetor 2023 | 18:31

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, hapi fjalimin e tij duke u bërë thirrje liderëve botërorë që të ndihmojnë në “ndalimin e bombave” në mënyrë që të shpëtojnë jetën e civilëve nga sulmet ajrore izraelite.

Sipas BBC, ai ishte dukshëm i emocionuar, zëri i tij  dhe duart filluan t’i dridheshin ndërsa lexonte historitë e disa prej më shumë se 3000 fëmijëve që zyrtarët në Gaza të drejtuar nga Hamasi thonë se janë vrarë që nga 7 tetori.

“Çfarë zgjedhjeje bëni si prind kur ka vetëm zgjedhje të pamundura. Kur vdekja është kudo, shkatërrimi është kudo,” u tha ai diplomatëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ai tha se Izraeli ka shkatërruar mbi 40% të shtëpive në Gaza, gjë që OKB-ja e ka pohuar në fillim të kësaj jave, dhe bëri “një popullsi të tërë të pastrehë dhe të zhvendosur”, duke akuzuar Izraelin se po përpiqet të “transportojë me forcë” njerëzit nga Gaza.

“Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen e një fëmije të vetme palestineze. Asgjë, asgjë fare,- tha ambasadori palestinez Riyad Mansour në OKB.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026