Ambasadori rus: Perëndimi është shkaktar për mjerimin e Ukrainës

3 Mars 2023 | 17:05

Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar, Andrey Kelin ka mohuar pretendimet se forcat ushtarake të Moskës kanë kryer mizori në Ukrainë.

Ai ka fajësuar Perëndimin për shkatërrimin e Ukrainës dhe në veçanti, Mbretërinë e Bashkuar për premtimin se do t’i sigurojë Kievit armë me rreze të gjatë, shkruan Al Jazeera.

Kelin u shpreh gjithashtu se armët me rreze të gjatë ishin një kërcënim për rusët dhe njerëzit në territorin pro-rus në Ukrainë.

Sipas tij, kjo kërkonte që forcat ruse të ndërhynin më thellë në Ukrainë për të mbrojtur civilët nga gama e gjerë e armatimeve perëndimore.

“Ne duhet ta zhvendosim këtë linjë më tej, më thellë në Ukrainë, vetëm për të shmangur kërcënimet e mëtejshme ndaj territorit të Rusisë dhe territorit të Donbasit. Pra, në këtë mënyrë, vendet perëndimore, ata po shkatërrojnë vetë Ukrainën”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026