Ambasadorja amerikane “1.000% e sigurt” që SHBA do të miratojë ndihmën për Ukrainën
Ambasadorja amerikane në Ukrainë, Bridget Brink, tha të martën se është plotësisht e bindur që Kongresi amerikan do të miratojë ndihmë shtesë për Ukrainën, mirëpo nuk mund ta parashikojë se kur kjo mund të ndodhë.
“Jam 100% e sigurt që do të vazhdojmë mbështetjen”, u ka thënë Brink gazetarëve në Kiev.
Paketa e ndihmës në vlerë të 61 milionë dollarëve është bllokuar që disa muaj në Kongres, për shkak të mospajtimeve politike, pavarësisht se presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se dështimi i Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr prej republikanëve, për të autorizuar ndihmën, do të jetë në të mirë të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Kjo është çështje shumë politike, të cilën nuk mund ta parashikojmë. Mirëpo mund të them që ne i kemi paraqitur të gjitha argumentet pse është e rëndësishme, pse është e rëndësishme për ju që jo vetëm të fitoni në fushëbetejë, por edhe të kenë siguri ekonomike dhe pavarësi”, ka thënë Brink.
Ajo ka thënë se ka folur me udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Mike Johnson, dhe e di që ai mbështet Ukrainën dhe “e kupton rëndësinë që Rusia të humbë këtë luftë”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit që nga viti 1979
Paralajmërimi i Polonisë për Putinin: E dimë çfarë po bën, mos e bëj
Procesioni mortor i Khameneit kalon në Irak, mijëra persona marrin pjesë
- 14:22 SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit që nga viti 1979
- 14:09 Paralajmërimi i Polonisë për Putinin: E dimë çfarë po bën, mos e bëj
- 13:56 Procesioni mortor i Khameneit kalon në Irak, mijëra persona marrin pjesë
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore