Ambasadorja e Izraelit falenderon Shqipërinë për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit
Në një intervistë ekskluzive për “Now” me Thimi Samarxhi, ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, u ndal edhe te rezoluta e miratuar nga Parlamenti shqiptar që e shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit duke cilësuar si një mesazh të fuqishëm për sigurinë rajonale dhe parandalimin e terrorizmit.
“Sa i përket rezolutës së Parlamentit, pa dashur të hyj në çështjet e brendshme politike të Shqipërisë, më duhet të them se ajo ishte një rezolutë shumë e rëndësishme dhe do ta falenderoja shtetin shqiptar. Do të doja që Parlamenti shqiptar të miratonte rezoluta të ngjashme për Hezbollahun dhe lëvizje të tjera të ngjashme, në mënyrë që të parandalohet arritja e terroristëve në vendin tuaj. Pavarësisht mënyrës si u miratua, për shkak të problemeve politike, unë kam parë eksponentët e opozitës që e kanë mbështetur këtë rezolutë dhe i falënderoj të gjithë klasën politike, pasi është një mesazh i fuqishëm për Iranin dhe aleatët. Shqipëria nuk duhet të lejojë organizatat terroriste që të veprojnë, pra, ishte një mesazh shumë i fuqishëm”, tha ajo.
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)