Amerika jep 50 mln euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria në Venezuelë

9 Gusht 2025 | 15:31

Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dyfishuar shpërblimin që çon në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro.

Në një deklaratë për mediat, Lopez e cilësoi këtë vendim si një veprim të paligjshëm, duke theksuar se përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

Këto shpërblime të dëshpëruara në stilin më të mirë të një filmi hollywood-ian, përfaqësojnë një tjetër akt ndërhyrjeje në vend, që shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vetëvendosjes së popujve.” -deklaroi Lopez.

SHBA e ka akuzuar Presidentin venezuelian se është një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë, duke e lidhur atë me kartele të fuqishme që dyshohet se kanë përfshirë fentanil në dërgesat e kokainës të destinuara për tregun amerikan.

Ndërkohë, Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka hedhur poshtë pretendimet e Uashingtonit, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë që lidh Meksikën me këtë çështje.

“Sa i përket Meksikës, nuk ka asnjë hetim që ka të bëjë me këtë. Siç themi gjithmonë, nëse kanë ndonjë provë, le ta tregojnë. Ne nuk kemi asnjë provë.” -u shpreh Sheinbaum.

Ajo komentoi gjithashtu një raport të gazetës New York Times, sipas të cilit ish-presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një direktivë sekrete që autorizon përdorimin e forcës ushtarake kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine. Presidentja meksikane sqaroi se çdo plan i tillë nuk prek territorin e Meksikës.

Kjo ka të bëjë me territorin e SHBA-së, jo me Meksikën.”- theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026