Amerikanët protestë ndaj politikave të Trump, tubimit i bashkohet Robert de Niro

18 Tetor 2025 | 13:36

Miliona njerëz pritet të marshojnë me parullën “S’ka mbretër” nga Nju Jorku në San Francisko kundër politikave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Presidenti beson se ka pushtet absolut. Por në Amerikë nuk kemi mbretër dhe nuk do t’i nënshtrohemi kaosit, korrupsionit dhe egërsisë”, thotë lëvizja “S’ka mbretër”.

Më shumë se 2,700 tubime janë planifikuar sot në shumë qytete amerikane, përfshirë pranë pronës së Trump në Florida, ku presidenti republikan do të kalojë fundjavën.

Organizatorët vlerësojnë se miliona amerikanë do të marrin pjesë në protesta. Në mesin e qershorit, kur u organizua protesta e parë e tillë, qindra njerëz morën pjesë në protestën më të madhe që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

Në të njëjtën ditë, Donald Trump festoi ditëlindjen e tij të 79-të me një paradë ushtarake nëpër rrugët e Uashingtonit.

Duke mbajtur ton të ulët në një intervistë të kohëve të fundit me Fox News, Trump komentoi: “Më quajnë mbret. Unë nuk jam mbret.”

Disa zyrtarë të Partisë Republikane e kanë dënuar lëvizjen e protestës, madje duke shkuar aq larg sa ta krahasojnë atë me terrorizmin.

Duke folur për një “tubim urrejtjeje kundër Amerikës”, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha: “Vë bast se do të shihni mbështetës të Hamasit dhe anëtarë të Antifa-s”, duke iu referuar lëvizjes që Presidenti Trump e etiketoi së fundmi si “organizatë terroriste”.

Përfaqësuesi Tom Emer akuzoi demokratët se po i bëjnë qejfin “krahut terrorist të partisë së tyre”.

Nga ana tjetër një thirrje për pjesëmarrje masive në mobilizim u bë nga aktori i njohur Robert De Niro, i cili në një mesazh video u bëri thirrje amerikanëve të ngrihen “pa dhunë” kundër “Mbretit Donald Trump”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026