Amerikani rrëmbehet në Kabul, dyshohet për lidhje me operacionin e CIA-s
Mahmood Habibi, një shtetas amerikan me origjinë afgane dhe ish-drejtor i aviacionit civil të Afganistanit, është zhdukur që nga gushti i vitit 2022, pasi u rrëmbye në Kabul nga forca të armatosura të talebanëve, sipas dëshmitarëve dhe të dhënave të qeverisë amerikane.
Habibi, i cili punonte për një kompani amerikane private, dyshohet se u ndalua nga talebanët pasi CIA kishte përdorur një kamerë sigurie të kompanisë për të gjurmuar liderin e al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, i cili u vra nga një dron amerikan vetëm 10 ditë para arrestimit të tij, raporton Reuters.
Edhe pse talebanët mohojnë ta kenë në ndalim dhe thonë se nuk dinë asgjë për fatin e tij, prova të reja, përfshirë sinjale nga celulari i tij brenda selisë së inteligjencës talebane (GDI), sugjerojnë të kundërtën.
SHBA ka intensifikuar përpjekjet për lirimin e tij dhe ka ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacion. Rasti konsiderohet një pengesë serioze në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe talebanëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni