AMF: 25% kontrata më shumë për makinat, pronat dhe shëndetin

9 Qershor 2022 | 18:03

Numri i kontratave për sigurim të makinës, pronës dhe shëndetit u rrit me 25% në fillim të këtij viti. Shifrat tregojnë se janë mbi 335 mijë polica, nga 270 mijë që u regjistruan në 4 muajt e parë të vitit 2021.

Kompanitë e sigurimeve mblodhën në 4 muajt e parë të vitit 5.8 mld lekë. Krahasuar me vitin e kaluar shuma është rritur me 9%.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Fianaciare thotë se janë mbi 335 mijë kontrata të lidhura sigurimi, nga 270 mijë që ishin lidhur vjet.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët janë më të prirur për të siguruar makinën, por rritja e çmimit të banesave dhe rritja e vlerës së kredive në mënyrë të tërthortë ka ndikuar pozitivisht në tregun e sigurimit të pronave.

Nga ana tjetër sigurimi i jetës zë pjesën më të vogël të numrit të kontratave, rreth 15% të totalit. Numri është rritur me 2%, dhe pandemia duket se nuk ka ndikuar në sigurimin e shëndetit.

Raporti tregon se dëmet e paguara për sigurimin e mjeteve janë të barabarta në krahasim me vjet, por duke mbledhur edhe dëmshpërblimet për banesat apo shëndetin, këtë vit kompanitë kanë paguar rreth 15% më pak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026