Amnistia fiskale, BE për Euronews Albania: Të shqetësuar për draftin aktual

29 Shtator 2022 | 11:59

Euronews Albania ka pyetur zyrën e Bashkimit Evropian, nëse ka ndryshuar qëndrim në lidhje me amnistinë fiskale.

Në përgjigje, thuhet se BE-ja ka ende shqetësime serioze për draftin aktual dhe se do të vijojnë konsultimet me qeverinë.

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, theksoi zyra e BE-së.

Kryeministri Edi Rama ftoi në një takim mëngjesin e sotëm ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ku do të diskutonte për amnistinë fiskale, por në momentin e fundit vendosi që të mos jetë i pranishëm.

Në takimin informal, të zhvilluar tek “Vila 30” në kryeqytet, morën pjesë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Takimi nisi në orën 09:00 dhe zgjati për rreth 60 minuta, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026