Amnistia fiskale, Lapaj: Njerëzit do ekspozohen përballë rrezikut të arrestimit
Avokati Adriatik Lapaj, teksa ka folur për amnistinë fiskale tha se më këtë nismë të ndërmarrë nga qeveria njerëzit do të ekspozohen përballë një rreziku për t’u arrestuar dhe për tu dënuar penalisht.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lapaj theksoi ndër të tjera se me politikat që ndjek vendi ynë, goditen ata persona që janë të rregullt ndaj shtetit.
“Amnisti fiskale bëjnë dhe vende të tjera. Gjëja që mua më shqetëson më shumë është se njerëzit ekspozohen përballë një rreziku për t’u arrestuar, dhe për t’u dënuar penalisht, qoftë nga vendet nga të cilat i sjellin, qoftë nga policia jonë përsa kohë fusin para në mënyrë të kundra ligjshme.
Në Shqipëri është fakt se një pjesë e madhe e ekonomisë është në të zezë. Një pjesë e njerëzve që edhe mund të kenë punuar me ndershmëri, por nuk kanë qenë korrekte me tatimet mund t’i kenë. Me politikat që ndjekim ne godasim më të rregullt”- theksoi Lapaj.
Më tej Lapa, nënvizoi: Do krijohet një pabarazi mes subjekteve. Nëse ti ke bërë evazion dhe e ke fshehur paranë, nuk mund të legalizosh këto para me një vlerë shumë herë më të vogël taksimi se sa unë që i kam deklaruar.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni