Amnistia penale miratohet në Komisionin e Ligjeve, të enjten votohet në parlament

20 Shkurt 2024 | 12:55

Këtë të hënë është diskutuar në Komisionin e Ligjeve çështja e amnistisë penale. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë pranuar disa nga propozimet e bëranga Partia Demokratike, ndërsa kanë propozuar që të rritej edhe me 1 vit përfitimi për burrat dhe gratë.

Pra nëse ishte propozuar nga ministria e Drejtësisë që të përfitonin ata që ishin dënuar maksimalisht me 3 vite burg për burrat e 4 për gratë, me ndryshimet e reja përfitojnë ata që janë dënuar maksimalisht me 4 vite burg për burrat dhe 5 vite burg për grate.

Do të amnistohen të gjithë burrat që u kanë mbetur dhe 4 vite nga kryerja e dënimit dhe gratë që u kanë mbetur 5 vite burg. Pra mund të jesh dënuar me 9 apo 10 vite por të kanë mbetur 4 dhe 5 vjet nga vuajtja e dënimit.

Ministria e Drejtësisë dhe socialistët pranuan dhe disa nga propozimet e Alibeajt për të aministuar protestuesit e opozitës por jo ata që kanë akuzën e shkatërrimit të pronës e kundërshtimit të policit. Alibeaj tha se duhet pranuar amendamenti i propozuar nga ai siç ishte. Megjithatë kërkoi kohë për të shqyrtuar propozimet e PS.

Për ta miratuar pr/ligjin e amnistisë duhen 84 vota të cilat mazhoranca nuk i ka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026