AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës, të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë nisur pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila ka denoncuar ushtrim të dhunës fizike dhe psikologjike, si edhe kërcënime të përsëritura.
Në vijim të veprimeve procedurale, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit me inicialet H. S., ku janë sekuestruar tre aparate celularë që dyshohet se kanë interes për hetimin.
Pas administrimit të provave dhe në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, AMP ka bërë arrestimin në flagrancë të punonjësit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për vijimin e hetimeve.
Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela