Amsterdami do të strehojë emigrantë në një anije turistike të ankoruar në port
Zyrtarët në Amsterdam kanë miratuar një plan për të akomoduar përkohësisht të paktën 1000 emigrantë në një anije lundrimi të ankoruar në port.
Anija do të qëndrojë e ankoruar në portin e qytetit për të paktën gjashtë muaj nga 1 tetori, sipas një marrëveshjeje me qeverinë qendrore, duke lejuar banorët të dalin dhe të hyjnë lirisht, shkruan Euronews.
Kryeqyteti holandez bëhet qyteti i dytë që miraton planet për vendosjen e emigrantëve në një linjë lundrimi.
Holanda po synon t’i japë fund një krize akomodimi që javën e kaluar, ku rreth 700 azilkërkues flinin jashtë, në kushte josanitare në një qendër pritjeje të dedikuar sepse nuk kishte hapësirë për ta brenda.
Kryeministri Mark Rutte tha të premten se i vinte turp për situatën në qendrën e pritjes së azilit Ter Apel.
“Situata në Ter Apel është zemërthyese”, shtoi kryetari i Amsterdamit, Rutger Groot Wassink. “Së bashku ne duhet të zgjidhim mungesën e akomodimit në mënyrë që refugjatët të mund të gjejnë një vend”.
Groot Wassink thotë se anija turistike është një zgjidhje e përkohshme dhe afatshkurtër dhe i ka bërë thirrje qeverisë holandeze të punojë me komunat për të reformuar sistemin e azilit të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar