Analistët komentojnë dyfishimin e votave të pavlefshme në rang kombëtar
Pasi janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit, në bazë të shifrave zyrtare të KQZ-së, në rang kombëtar rezultojnë 52,032 vota të pavlefshme, rreth dyfishi i votave të zgjedhjeve së 2017-ës.
Sipas analistit Adri Nurellari, kjo ka ndodhur prej futjes së sistemit të ri dhe fletës së votimit që u bë publike në momentin e fundit, duke mos i’u dhënë kohë mjaftueshëm për të edukuar qytetarin. Ashtu siç theksoi ai, kjo përbënte një rrezik real për të shkaktuar një numër domethënës të votave të pavlefshme.
“Një ndër format kryesore të manipulimit të votave është duke nxjerrë votat e kundërshtarit të pavlefshme gjatë numërimit”, u shpreh z.Nurellari në Euronews Albania.
Ai deklaroi gjithashtu se diçka e tillë mund të ketë ndodhur në qarkun ku ka më shumë vota të pavlefshme, në Elbasan, kjo për shkak të ndikimit që kanë grupet kriminale aty.
Ndërsa Blendi Çeka ishte i mendimit që këto parregullsi kanë ndodhur për shkak se qytetarët s’kanë ditur të votojnë. Ai tha se është gabim njerëzor, por jo vullnet politik.

Në të njejtën linjë me të ishte edhe Arbi Mazniku, i cili theksoi se ky është identifikuar si problem para zgjedhjeve, nga të gjitha subjektet politike.
“E kemi identifikuar si problem para zgjedhjeve, pati fushatë të madhe që shpjegonin në mënyrë vizuale se si votohet, sepse mund të ngatërroheshin, meqe duhet të votonin dy numra.’’, deklaroi z.Mazniku.
Ndërsa më herët, Denar Biba duke marrë parasysh votat e pavlefshme, theksoi se tashmë është krijuar një forcë e katërt “votat e pavlefshme’’, duke qenë se ato përbëjnë rreth 5.3%.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 12:44 Skandali Epstein, Departamentit të Drejtësisë i vendoset afat kohor për publikimin e plotë të dosjeve
- 12:41 Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
- 12:36 “Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
- 12:34 Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
- 12:30 Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al