Analisti amerikan përlotet gjatë intervistës: Nga sot është më e lehtë të jesh prind

7 Nëntor 2020 | 19:59

Analisti politik Van Jones u përlot gjatë një interviste në CNN teksa komentoi projektimin si president i ardhshëm të kandidatit Joe Biden.

Ai tha se do të ishte prindërimi do të ishte më i lehtë nga ky mëngjes.

Van Jones e komentoi kështu fitoren e demokratit:

“Është më e lehtë të jesh baba. Është më e lehtë t’i thuash fëmijëve se karakteri ka rëndësi. T’i thuash që e vërteta ka rëndësi. Se të qenët një njeri i mirë ka rëndësi. Është më e lehtë për shumë njerëz. Nëse je mysliman në këtë vend, nuk ke pse shqetësohesh nëse presidenti nuk të do këtu, nëse je emigrant nuk të duhet të shqetësohesh nëse presidenti do marrë kënaqësi duke të izoluar fëmijët apo duke kthyer pa arsye Ëndërrimtarët”,” deklaroi teksa fshinte lotët analisti. 

“Ky është lehtësim për shumë njerëz që kanë vuajtur vërtet. E keni parasysh shprehjen ‘Nuk po marr dot frymë?’ Nuk ishte vetëm George Floyd. Shumë njerëz janë ndjerë sikur po u merrej fryma. Çdo ditë zgjohesh dhe shikon postime dhe nuk e di se çfarë po ndodh… Shkon në dyqan dhe njerëz që kanë pasur frikë ta shfaqin racizmin e tyre, po sillen gjithnjë e më keq. Shqetësohesh për fëmijët, apo për motrën. Nëse mund të shkojë në supermarket pa i thënë dikush një sharje. Shpenzon aq shumë energji duke u përpjekur të mos e humbësh toruan. Kjo është shumë e rëndësishme, që të mund të kemi pak paqe. Dhe të kemi mundësi për një rifillim. Karakteri në këtë vend ka rëndësi. Të jesh njeri i mirë ka rëndësi. Është e lehtë të bësh hile dhe t’ia hedhësh, por çdo gjë përmbyset,” u shpreh Van Jones.

Joe Biden e fitoi presidencën amerikane duke fituar shtetin e Pensilvanisë dhe 20 votat elektorale tëtij. Me fitoren e Biden, Kamala Harris bëhet e para grua dhe i pari person me ngjyrë që merr zv.presidencën e SHBA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara