Çipa: “Nisma Thurje” vepron si OJQ, Shabani: Jemi në terren çdo ditë, në çdo qytet

13 Prill 2021 | 21:24

Në studion e “Ilva Now”, gjatë një diskutimi mbi faktin që elektorati s’ka prirje për partitë e reja, analisti Aleksandër Çipa i tha Endrit Shabanit se vetë partia e tyre, pra “Nisma Thurje” po vepron më tepër si OJQ se sa si parti politike.

Kryetari i “Nismës Thurje” replikoi duke thënë se kanë përgatitur një agjendë konkrete me projektligje, referendume dhe komisione hetimore dhe për t’i aplikuar kërkojnë ndihmën e votuesve. Me këtë argument ai theksoi se po veprojnë si parti, mirëpo mundësitë që të dëgjohet zëri i partive të vogla në Shqipëri janë të pakta.

“Ne u besojmë 321.000 votuesve që janë ende të lirë dhe po kërkojmë të na marrin në punë. U themi se duam të shkojmë në parlament, kemi 33 projektligje, kemi dy komisione hetimore që duam të ngremë, duke hyrë në parlament, duam të nisin një referendum nga parlamenti, kjo është agjenda jonë. Nëse ju doni që ne t’i materializojmë pa hyrë në parlament, ne kemi paraqitur një ofertë politike”, u shpreh z. Shabani.

Endrit Shabani shpjegoi se Nisma Thurje po bën fushatë aktive në terren, me aktivistë dhe kandidatë që shkojnë nëpër sheshe e tregje duke bërë thirrje për të votuar partinë e tyre.

“Kjo hapësirë në televizion është jashtëzakonisht e limituar. Ne nuk i kemi paratë për të bërë marketing nëpër televizione. Ne kemi krijuar kanalet tona të komunikimit. Ne jemi në terren çdo ditë, në çdo qytet të Shqipërisë, nëpër sheshe ke kandidatë Nismës Thurje që shkojnë nëpër tregje, shpërndajnë fletë-palosje, këto janë hapësirat që janë krijuar”, u shpreh kryetar i Nismës Thurje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021