Analisti: Trump nuk e ftoi NATO-n në luftë, synonte të zhbllokonte Ngushticën e Hormuzit
Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania në Balkan Talks me Franko Egron, analisti Melazim Koci u shpreh se kërkesa e Trump për vendet e NATO-s lidhur me Ngushticën e Hormuzit nuk ishte një ftesë për t’i futur ato në luftë me Iranin, por një ftesë për të ndihmuar SHBA-në në hapjen e rrugës tregëtare.
Sakaq, analisti theksoi se çështja e Ngushticës së Hormuzit mund të çojë në një konflikt ose të thellojë përçarjet midis vendeve të NATO-s, vendeve të BE-së dhe SHBA-së.
“Pavarësisht deklaratave të ekzagjeruara të Trump në lidhje me çështjen e Ngushticës së Hormuzit, në këtë rast besoj se ai ka pasur të drejtë. Ai nuk i ftoi aleatët e NATO-s të hyjnë në luftë me Iranin, por kërkoi të ndihmojnë SHBA-në në mundësimin që Ngushtica e Hormuzit të hapet dhe qarkullimi të bëhet i lirë.
Irani nuk ka të drejtë ta bllokojë ngushticën e Hormuzit sipas të drejtës ndërkombëtare detare, dhe Trump kërkoi nga këto vende aleate të dërgojnë anije për të mundësuar lirinë e transportit të naftës.
Një konflikt me Iranin do të thellonte mosbesimin brenda NATO-s dhe marrëdhëniet midis SHBA-së dhe aleatëve evropianë. Ka pasur një duel verbal ndërmjet zonjës Kallas dhe Marco Rubio në konferencën e G7, ku Kallas i ishte drejtuar Rubios me ftesë që ata të angazhohen ndaj Rusisë. Rubio i përgjigj se Ukraina është çështja e tyre, por kjo tregon se ka përçarje brenda vendeve të BE-së, NATO-s dhe SHBA-së.
Ngushtica e Hormuzit mund të thellojë edhe më tej këtë përçarje dhe tensione midis aleatëve,” u shpreh analisti.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit