Analisti zbulon “lojën” e Metës: Pse u regjistrua sot Partia e Lirisë?
Analisti Poli Hoxha ka komentuar regjistrimin e sotëm të Partisë së Lirisë, drejtuar nga Ilir Meta, në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se nuk do të përsëritet skenari i 6 marsit, por nëse Sali Berisha nuk do të marrë vulën e PD-së, do jetë i detyruar që të fusë kandidatët e tij për bashkitë me logon e PL-së.
“Një shenjë tjetër që besoj unë dhe ka diçka interesante, Partia e Ilir Metës, PL-ja u regjistrua sot në Komisionin Zgjedhor. Afati është deri në datën 7. Përse të mos priste deri të hënën për të parë sesi do jetë fati i Rithemelimit. Skenari i 6 marsit është koalicion, Shtëpia e Lirisë. Duke u regjistruar vetëm si parti, nuk mund të jetë PL-ja dhe në një koalicion dhe në një parti.
Unë këtu shikoj dhe një lojë të Ilir Metës dhe atë që është përfolur si konspiracion, që Ilir Meta kërkon të shkrijë ose të fusë brenda logos së saj Rithemelimin. Nëse nuk merr vulën, Berisha do jetë i detyruar që kandidatët e vet për kryetarë, t’i fusë nën logon e PL-së”, theksoi ai.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit