Ancelotti probleme me drejtësinë, akuzohet për evazion fiskal

22 Qershor 2020 | 18:19

Të gjithë e njohim për natyrën e tij të qetë dhe paqësore por me sa duket Carlo Anceloti nuk është edhe aq i urtë.

Trajneri që aktualisht drejton Everton në Premier League akuzohet nga prokuroret në Madrid për evazion fiskal.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Ancelotti dyshohet se ka fshehur mbi  1 milionë euro para të cilat i ka përfituar nga të drejtat e imazhit.

Sipas hetuesve dyshohet se tekniku ka kryer veprën e evazion fiskal gjatë kohës që drejtonte Realin e Madridit në Spanje.

Për këtë akuzë Ancelotti rrezikon shumë, madje edhe burgun. Por është një precedent i mëparshëm që mund ta shpëtojë italianin.

Në të shkuarën edhe emra të tjerë të futbollit si Cristiano Ronaldo apo Jose Mourionho janë akuzuar dhe shpallur fajtorë për një veprim të tillë por  kanë arritur marrëveshje me drejtësinë duke paguar gjoba të majme.

Në rast se akuzat rezultojnë të vërteta atëherë me shumë mundësi edhe Carlo Ancelotti me sa duket e pret i njëjti fat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026