Andi Bushati hedh dyshime se Berisha mund të jetë “braktisur” nga PD-ja
Padia për “shpifje publike” që paralajmëroi ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken po diskutohet mbrëmjen e sotme në studion e “Ilva Now”.
Analisti Andi Bushati thotë se kjo betejë në Gjykatën Korreksionale të Parisit në aspektin juridik nuk dihet si do të vijojë.
Ai shtoi se z. Berisha dëshmoi se në këtë histori kërkon të mbajë peshë personale duke mos e shkarkuar atë tek Partia Demokratike.
Ky ligjërim i ish-kryeministri në pikëpamjen e Bushatit ka në thelb dy gjerë; “Nuk e di a është kjo e mundur apo është një lojë për të fituar kohë, këtë nuk e di. Nga pikëpamja politike, qëndrimi i Berishës, më duket si një qëndrim i një njeriu që do të mbajë peshë personale duke mos i shkarkuar peshë partisë së tij, grupit të tij, pasardhësit të tij Lulzim Basha. A e bën këtë në emër të një mbrojtje ndaj partisë, por a e bën këtë se e ndjen veten të braktisur nga partia kjo mbetet për t’u parë”, tha ai.
Sipas z. Bushatit, në retorikën politike të Berishës u dëshmua se ka një lloj tërheqjeje çka jep dyshime se ai mund të jetë “braktisur” nga Partia Demokratike.
“Farmaceutikisht korrekt, gjë që nuk është tipike për Berishën. Ne Berishën e njohim, Berishën e ’97 i cili ishte i gatshëm të merrte dyfekun kundër Amerikës. Para, këtu në qëndrimin e Berishës të sotëm dhe si jemi mësuar ta shohim Berishën edhe po të doni ju në shtatorin e ’98, vinin të gjithë emisarët amerikanë dhe nuk tërhiqej. Kemi një lloj tërheqje, por a vjen kjo tërheqje që ndihet i braktisur nga PD, kjo ngelet të shikohet”, tha Bushati.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë