Andrey Mordvichev emërohet komandant i përgjithshëm i Forcave Tokësore të Rusisë
Gjeneralkoloneli Andrey Mordvichev është emëruar komandant i përgjithshëm i Forcave Tokësore të Rusisë, duke zëvendësuar Oleg Salyuov, i cili tani mban postin e zëvendëssekretarit të Këshillit të Sigurisë Ruse.
Ministri i Mbrojtjes, Andrey Belousov, i dorëzoi zyrtarisht komandën Mordvichev-it dhe e prezantoi me oficerët e lartë të Forcave Tokësore, njoftoi gazeta zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes, Krasnaya Zvezda.
Sipas gazetës, nën komandën e tij të mëparshme në Qendrën e Grupit të Betejës, trupat ruse arritën “suksese serioze” gjatë operacionit të posaçëm ushtarak.
Andrey Mordvichev ka lindur më 14 janar 1976 në Pavlodar të Kazakistanit. Ai është diplomuar në institucionet më të rëndësishme ushtarake ruse dhe ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese në Distriktet Ushtarake Qendrore dhe Jugore. Në vitin 2023, ai u bë komandant i Distriktit Ushtarak Qendror.
Mordvichev është titulluar Hero i Rusisë dhe ka marrë disa dekorata ushtarake, përfshirë Urdhrin e Aleksandër Nevskit dhe Medaljen e Suvorovit.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës