Anëtarësimi i Shqipërisë dhe RMV-së forcon stabilitetin, sipas BE-SHBA

9 Korrik 2022 | 15:12

Avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së kontinentit.

Është kjo deklarata e përbashkët e Shefit të Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Sipas tyre, të dyja vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE, duke shtuar se Evropa ndodhet në një moment kritik për shkak të agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë.

Në lidhje me ngërçin midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, zyrtarët thonë se presin një kompromis ku merren parasysh interesat dhe shqetësimet e vendeve respektive.

Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike qëllimi ynë i përbashkët i BE-së dhe SHBA-ve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë t’u duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026