Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur, të mbyllet pasi të kemi hyrë brenda

4 Prill 2026 | 13:29

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 12 ka folur edhe lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE. Rama u shpreh se është caktuar kalendari dhe se deri në 2027 do të mbyllet anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se çdo vendim i Bashkimit Europian merret me konsensus. Rama tha 27 vendet anëtare thonë se duan ta marrin Shqipërinë në BE.

Ndër të tjera ai tha se Shqipëria është në një pozicion komplet tjetër nga ai që ishte. Sipas tij është fituar respekt, besim dhe është rritur ekonomia.

“Ne na duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur të mbyllet vetëm pasi ne të kemi hyrë brenda. Ne vazhdojmë punën tonë, kemi detyrat sipas kalendarit që kemi dakordësuar dhe na e kanë vënë ata përpara kalendarin, nuk e kemi vënë ne, se ne s’vëmë dot kalendar, na e vënë ata.

Dhe unë e kam shpjeguar gjerë e gjatë edhe në fushatë. Po tani është konkrete. Ata na e kanë vënë përpara dhe na kanë thënë: “po i bëtë 1, 2, 3, 5, 200, 300 – se janë më shumë se 4 000 ato që duhen bërë – deri në fund të 2027-s, ne do të mbyllim negociatat”.

Mbyllja e negociatave me Bashkimin Europian do të thotë “të mbyllësh hesapet me katin e parë”, sepse “ka dy kate Bashkimi Europian”. Në katin e parë është Brukseli dhe janë të gjitha zyrat dhe të gjithë nëpunësit që merren me reformat, ndjekin të gjitha masat, ndjekin gjithë veprimet që ndodhin dhe bëjnë raportin për “katin e dytë”.

Ata raportojnë vetëm se si ka ecur puna apo a janë bërë detyrat dhe pastaj në “katin e dytë” janë vendet anëtare, janë 27 vende që ulen për të marrë vendim dhe mënyra si funksionon në “katin e dytë” është konsensusi. Mjafton që një vend të thotë “nuk duam” dhe vendimi nuk merret, jo vetëm për ne, por për çdo gjë.

Çdo vendim i Bashkimit Europian merret me konsensus. Por ajo që është ndryshe sot është që të gjitha vendet në “katin e dytë” thonë “duam ta marrim Shqipërinë në BE”. Dhe në të gjitha rastet kur letrat kanë shkuar nga “kati i parë” në “katin e dytë”, ata kanë thënë “OK”; prandaj ne kemi hapur gjithë kapitujt e negociatave për 11 muaj. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë më parë.

Ama, ne na duhet që të kuptojmë që jemi vetëm në këtë betejë. Jemi më të mëdhenjtë, jemi shumica, por jemi vetëm, sepse gjithë të tjerët që nuk janë anëtarë, mbështetës, zgjedhës të Partisë Socialiste janë kundër nesh dhe janë kaq të verbër, saqë ngatërrojnë kundërshtinë me ne me interesin kombëtar dhe me të mirën e përbashkët të vendit dhe të gjithë fëmijëve tanë, edhe fëmijëve tanë dhe të atyre, që ne të shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në Bashkimin Europian.

Kemi vënë Shqipërinë në një pozicion komplet tjetër nga ai që kishte. Kemi fituar respekt, kemi fituar besim nga ata që as na respektonin, as na besonin; nuk bënin as sikur na besonin dhe kemi, në të njëjtën kohë, rritur ekonominë”, tha Rama ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
08:40 | 24/06/2026

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur...
08:33 | 24/06/2026

“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm

Kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në “Facebook” një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si...
08:05 | 24/06/2026