Anëtarësimi në NATO, Erdogan pranon të takojë kryeministrin e Suedisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është shprehur i gatshëm të takohet me kryeministrin e ri të Suedisë, Ulf Kristersson.
Ky i fundit, një ditë më parë kishte deklaruar se ishte gati të udhëtonte drejt Turqisë për të marrë dritën e gjelbër nga Ankaraja për hyrjen e vendit të tij në NATO.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke. Erdogan e ka shprehur gatishmërinë e tij në një prononcim të bërë gjatë kthimit nga Azerbajxhani.
Kristersson mori detyrën vetëm pak ditë më parë, duke formuar një qeveri pakice që do të ndihmohet nga ekstremistët e djathtë në Parlament.
Interesi i vendit nordik për t’u bërë anëtar i NATO-s lindi pasi Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës në shkurt të këtij viti.
Por kreu i shtetit turk fillimisht shprehu rezervat e tij, me argumentin se Suedia mban në territorin e saj eksponentë të lëvizjes Gyleniste, e konsideruar si organizatë terroriste nga Ankaraja.
Ndërkohë, një tjetër vend që synon anëtarësimin në Aleancë, por që po has të njëjtin problem si Suedia është edhe Finlanda.
Vendi në fjalë ndan një vijë të gjatë kufitare me Rusinë dhe pas pushtimit të Ukrainës avancoi kërkesën, duke i thënë lamtumirë statusit neutral.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës