Anëtari i KAS tregon shkeljen ligjore që kanë kryer komisionerët në Berat
Ligjërimi kryesor politik opozita e ka vendosur tek kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, me pretendimin se mazhoranca qeverisëse ka kryer “masakër elektoral” duke devijuar vullnetin e zgjedhësve.
Beteja është zhvendosur në KAS, ku opozita ka kontestuar rezultatin në disa qarqe të Shqipërisë. Analisti Plator Nesturi i ftuar në “Ilva Now” thekson se pretendimet e opozitës duhet të verifikohen deri në fund.
“Me ligjërime politike nuk do nxirret ndonjë gjë. Në këtë aspekt nuk ka provë juridike dhe nuk ka besueshmëri. Unë jam shumë pro që të insistohet dhe të shkohet deri në fund të këtij procesi”, tha ai.
Sipas tij, interesi kryesor i qytetarëve shqiptarë është që e drejta dhe rregulli zgjedhor të vihet në vend.
“Kur kemi një rezultat të ngushtë është normale që duhet hetuar e gjitha. Mos ta ngatërrojmë ligjërimin e fakteve me ligjërimin e pretendimeve. Ne si qytetarë jemi të interesuar të shkojë e drejta në vend”, tha ai.
Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ-së, Ledio Braho tha se në Berat është vërtetuar fakti se një pjesë e komisionarëve kanë votuar në dy qendra votimi të ndryshme, akt ky, i cili bie ndesh me normën juridike.
“Kjo e komisionerëve është haptazi vepër penale, sepse ka votuar në dy qendra votimi të ndryshme. Komisioneri ka votuar ne qëndron ku ka qenë komisioner dhe ka votuar tek qendra e votimit ku ka qenë zgjedhës. e ka kryer me dashje shkeljet e ligjit. Ajo është e vërtetuar. E njëjta kartë identiteti është përdorur në dy pajisje të ndryshme”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë