Angli, dënohet 23-vjeçari që hodhi vezë ndaj mbretit Charles

15 Prill 2023 | 08:42

Një 23-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar  është shpallur fajtor të premten për një shkelje të rendit publik pasi hodhi pesë vezë ndaj mbretit Charles dhe Queen Consort gjatë një vizite në York të Anglisë vitin e kaluar.

Ngjarja ndodhi më 9 nëntor në York, në Angli verilindore, ku çifti mbretëror ndodhej në një shëtitje. Patrick Thelwell u akuzua për sjellje kërcënuese.

Gjatë gjyqit të tij në Gjykatën e Magjistraturës në York, Thelëell pranoi se kishte hedhur vezët, por pretendoi se ishte “dhunë e ligjshme”.

Megjithatë, gjykatësi e shpalli atë fajtor.

Në një tjetër incident i ngjashëm ka ndodhur në dhjetor, Harry May, i cili është 21 vjeç, sulmoi mbretin Charles me një vezë gjatë vizitës së tij në Luton.

Në janar, May u gjobit me 100 £ dhe u urdhërua të paguante 85 £ për këtë shkelje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026