Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

9 Korrik 2021 | 21:30

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të kërkojnë trofeun në shtëpinë e tyre.

Në  Wembley, skuadra e Southgate do të ketë mbështetjen e mbi 50 mijë tifozëve, të cilët shpresojnë shumë që pas 55 vitesh të fitojnë sërish një trofe.

Ishte viti i largët 1966 kur skuadra e “Tre Luanëve” fitoi Kupën e Botës, trofeu i parë dhe i vetëm për ta.

“I’ts coming home” është kthyer në muzikën më të përdorur në ishull, ku shpresohet se për herë të parë trofeu kontinental do të zbarkojë në vendin ku u krijua futbolli.

Rrugëtim i Anglisë ka qenë jo i lehtë, megjithatë mbrojtja është pika më e fortë e “Tre Luanëve”, të cilët kanë bërë një edicion të shkëlqyer teksa kanë mbyllur 5 nga 6 ndeshjet e zhvilluara deri më tani pa pësuar gol.

Një herë fituesit e Kupës së Botës kanë pësuar vetëm në gjysmëfinalen ndaj Danimarkës, duke u ndëshkuar nga Damsgaard, i cili shënoi golin e parë këtë edicion direkt nga një goditje dënimi, ndërsa ende asnjë ekip këtë sezon nuk u ka shënuar nga një aksion.

Harry Kane dhe Raheem Sterling janë dy shënuesit më të mirë te anglezët e do synojnë që edhe ndaj Italisë të marrin skuadrën për dore, për ti dhënë britanikëve suksesin. Të dy së bashku kanë shënuar 7 gola, ndërsa Anglia si skuadër ka shënuar 10 gola.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Euro 2020, Italia synon t’i prishë festën Anglisë në finale

Finalja e Euro 2020 do të jetë Itali-Angli. Kjo është hera e parë që të kaltrit do të sfidojnë të ashtuquajturit “Tre Luanët” në një...
18:35 | 08/07/2021