Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi.
Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë pritur heronjtë e tyre në aeroportin Fiumicino dhe i kanë shoqëruar për në hotel.
Të parët që zbritën nga avioni në aeroportin Fiumicino të Romës ishte trajneri Roberto Mancini dhe kapiteni i “Azzurrëve”, Giorgio Chiellini.
Për tifozët italianë suksesi në Euro 2020 nuk mund të vinte në një moment më të përshtatshëm se ky.
“Pas gjithë telasheve që kemi përjetuar me COVID-19, ky është një moment gëzimi, një rreze drite”, tha një tifoze.
Presidenti Sergio Matarella falenderoi “Azzurrët” duke thënë se lojtarët “përfaqësuan më së mirë kombin italian” duke nderuar këtë sport.
LEXONI GJITHASHTU:
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
Euro 2020, Italia synon t’i prishë festën Anglisë në finale
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta