Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe politikisht janë dy prej vendeve më të rëndësishme.
Në finalen e 11 korrikut, Europa nuk do të jetë e ndarë për skuadrën që do të mbështesë e ajo do të njëjte Italia. Ndikuar dhe nga faktorë politikë, Anglia e ka humbur simpatinë e disa prej drejtuesve më të mëdhenj në Europë, për shkak të Brexit.
Pas trajnerit të Spanjës, Luis Enrique, i cili hapur deklaroi se do të jetë në mbështetje të ekipit italian, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se do të jetë me Azurrët. Prestigjiozja “Equipe”, ka bërë një sondazh për skuadrën që do të mbështesin vendet e Europës.
69% e kontinentit të vjetër do të jenë në përkrahje të Italisë, 20% në krah të Anglisë ndërsa 11% do të jenë asnjanës.
Të besuarit e Southgate i kanë armiqtë pranë shtëpisë, pasi Skocia, edhe pse pjesë e Britanisë do të jenë kundër fqinjëve të tyre.
Italia ka mbështetjen e Evropës, por Anglia do ketë mbështetjen e tifozëve të saj, të cilët me shumë gjasa do të kenë me shumë gjasa më shumë se 80% të tifozëve që do të lejohen në Wembleyn emblematik.
Për të marrë titullin e parë evropian në histori, ishullorët duhet që të mendojnë që para tyre kanë pjesën më të madhe të Europës e jo vetëm Italinë.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
Euro 2020, Italia synon t’i prishë festën Anglisë në finale
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta