Anija cisternë norvegjeze sulmohet pranë Omanit, zjarri përfshin dhomën e motorëve
Një anije cisternë në pronësi të kompanisë norvegjeze të transportit detar Stolt-Nielsen është sulmuar herët këtë mëngjes në brigjet e Omanit, në një tjetër incident që rrit tensionet në rajonin e Gjirit.
Kompania bëri të ditur se anija Stolt Magnesium u godit në Detin Arabik, pothuajse në të njëjtën kohë kur dy tankerë të Emirateve të Bashkuara Arabe u sulmuan me raketa iraniane në zonën e Ngushticës së Hormuzit.
Sipas deklaratës së Stolt-Nielsen, sulmi shkaktoi një zjarr në dhomën e motorëve të anijes. Megjithatë, i gjithë ekuipazhi u evakuua në siguri dhe nuk raportohet për viktima në bordin e saj.
Më vonë, Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar raportuan një tjetër incident në brigjet e Omanit, në një vendndodhje që përputhet me pozicionin e Stolt Magnesium, sipas të dhënave të transportit detar.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se dy anije cisternë të vendit, Mombasa dhe Al Bahiyah, u goditën nga raketa iraniane gjatë lundrimit në kalimin jugor të Ngushticës së Hormuzit, brenda ujërave territoriale të Omanit.
Sipas autoriteteve të emirateve, nga sulmet humbi jetën një anëtar i ekuipazhit, ndërsa disa persona të tjerë mbetën të plagosur.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve e dënoi ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si një “sulm të paturpshëm” dhe një “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”.
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu
Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:28 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu
- 21:27 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
- 21:25 Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje