Anija e parë ukrainase me grurë mund të niset të premten

29 Korrik 2022 | 14:49

Anija e parë ukrainase me grurë që nga pushtimi rus mund të largohet nga porti i Odesës të premten, por detajet thelbësore janë ende duke u diskutuar.

Kështu u shpreh shefi i ndihmës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, shkruan BBC.

Një marrëveshje e udhëhequr nga OKB u nënshkrua një javë më parë për të rifilluar eksportet pas një bllokimi që çoi në rritje të çmimeve të ushqimit.

Me shpresat për një nisje të afërt, presidenti Volodimyr Zelenski mbërriti në Odesa duke thënë se Ukraina ishte gati për eksportin e parë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina, korridori detar, kolona dhe inspektimi i ngarkesës po organizohen të gjitha nga një qendër e përbashkët koordinimi (JCC) në Turqi.

Të dyja shtetet janë eksportuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore, por pushtimi i Ukrainës ka ndaluar zinxhirët e furnizimit pasi shumë prej porteve janë bllokuar ose janë të minuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)

Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa stuhi të forta goditën Francën gjatë natës pas një vale të zgjatur të të nxehtit, ndërsa 53,000 familje...
11:54 | 17/07/2026

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026