Ankimi i Veliajt, Kushtetuesja thërret Presidentin në seancën e 31 tetorit

15 Tetor 2025 | 16:46

Presidenca ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin në lidhje me dekretin që ka pezulluar për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, në kuadër të gjithë procesit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij si kryebashkiak i kryeqytetit.

Seanca në Kushtetuese që do të shqyrtojë shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt do të mbahet më datë 31 tetor, dhe Presidenca si palë e interesuar, është ftuar nga Kushtetuesja që të bëhet pjesë e seancës.

“Institucioni i Presidentit të Republikës është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese për të marrë pjesë me cilësinë e palës së interesuar në çështjen që shqyrtohet nga kjo gjykatë me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, shkarkuar me vendimin nr. 539, datë 25.9.2025 të Këshillit të Ministrave.

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga palët që të parashtrojnë qëndrimin e tyre me shkrim për çështjen deri në datën 16.10.2025.

Institucioni i Presidentit të Republikës e ka dorëzuar arsyetimin juridik ditën e djeshme pranë Gjykatës Kushtetuese i cili rezulton i nxjerrë në media, jo nga Institucioni i Presidentit”, thuhet mes të tjerash në parashtrimin që Presidenca ka çuar në Gjykatë Kushtetuese për seancën e 31 tetorit.

Në 31 tetor Gjykata Kushtetuese mblidhet ne seance plenare publike për të shqyrtuar ankimin e Erion Veliaj per shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave dhe dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Tiranë.

Pak dite me parë Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e presidentit për zgjedhje vendore në Tirane pasi e gjeti në shkelje të nenit 115 të Kushtetutës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026