Ankohen pensionistët në Shkodër: Marrim pension qesharak
Pensionet e ulëta në vend e bëjnë të pamundur plotësimin e kërkesave minimale për pensionistët.
Rritja e çmimeve ka ulur mundësinë për të blerë produktet bazë, ndërsa shpresë për ta janë të ardhurat që i dërgojnë fëmijët nga emigracioni.
Gazetari i Euronews Albania pyeti të moshuarit në Shkodër sa i përket pensioneve. Shumica prej tyre theksojnë se marrin pension qesharak.
“Të mjeruar na ka zënë, me pensione të vogla me rroga të vogla. Si kjo qeveri nuk gjen në botë,” – u shpreh një zotëri.
“Si gjithë të tjerët si vitet tjera. Po normal rritja e çmimeve jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën ka ndikuar. Kjo është sëmundje e përgjithshme,” – tha një tjetër qytetar.
Shpërblimin e fundvitit nga qeveria e vlerësojnë si të pamjaftueshëm.
“5 mijë lekëshin mirë që na e japin, ne sa ma shumë të na japësh aq më mirë është,” – tha një i moshuar.
“Çfarë t’i bësh 50 mijë lekë, ça është ky trishtim?! 50 mijë lekë as një drekë nuk është,” – u shpreh një tjetër.
Për festat e fundvitit pensionistët në Shqipëri presin përkrahje më të madhe nga shteti, pasi rritja e çmimeve të produkteve të shportës nuk i jep mundësinë të jetojnë normalisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti