Antentati ndaj Trump| Sondazhi: Shumica e amerikanëve i tremben kaosit në vend

17 Korrik 2024 | 14:46

Amerikanët tremben se vendi i tyre po rrëshqet në kaos, pas përpjekjes për të vrarë ish-presidentin Donald Trump, zbuloi një sondazh i kryer nga agjencia e lajmeve, Reuters, dhe kompania e kërkimeve, Ipsos.

Trump, i cili do të garojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër presidentit aktual, Joe Biden, u plagos gjatë një tubimi në Pensilvani, më 13 korrik.

Sondazhi dyditor zbuloi se ai gëzon një epërsi të lehtë në mesin e votuesve të regjistruar, me 43 për qind mbështetje, kundrejt Bidenit me 41 për qind.

Por, 80 për qind e votuesve – përfshirë demokratë dhe republikanë – thanë se pajtohen me deklaratën se “vendi po del jashtë kontrollit”.

Rreth 84 për qind e tyre shprehën shqetësim se ekstremistët do të kryejnë akte dhune edhe pas zgjedhjeve.

Kjo shifër është në rritje nëse krahasohet me rezultatin e një sondazhi që Reuters dhe Ipsos kryen në muajin maj dhe që tregoi se 74 për qind e votuesve e kishin këtë shqetësim.

Frika nga dhuna politike në SHBA u rrit pasi disa mbështetës të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar të vitit 2021, në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat Trump u mposht nga Biden.

Katër persona humbën jetën në ditën e sulmit, ndërsa një oficer i policisë që luftoi kundër rebelëve, vdiq të nesërmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026