English

Anti-izraelit e i lidhur me Kinën, kush është politikani kontravers George Galloway

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një politikan i majtë në Mbretërinë e Bashkuar ka regjistruar fitore dërrmuese në zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke siguruar një vend në parlament me një platformë që premton se do të mbrojë Gazën.

- Advertisement -

Por kush është George Galloway?

Duke takuar Sadam Huseinin në vitin 1994, George Galloway i tha diktatorit irakian: “Unë përshëndes guximin tuaj, forcën tuaj, palodhshmërinë tuaj.” Tridhjetë vjet më vonë, edhe kundërshtarët më të zëshëm të Galloway-t duhet të përshëndesin palodhshmërinë e tij, i cili në moshën 69-vjeçare mundi të zgjidhej sërish deputet në Britaninë e Madhe.

The Guardian shkruan se fitorja e tij mahnitëse në Rochdale ishte sigurimi i mandatit të shtatë parlamentar, mes një karriere të gjatë politike, në të cilën ai ka përfaqësuar katër qytete dhe tre parti gjatë katër dekadave, duke barazuar rekordin e Winston Churchill-it.

Një personazh kontravers i cili në vitin 2006 u bë pjesë e Reality Shoë Big Brother, në një kohë kur ishte dhe deputet në parlament. Në Big Brother deputeti tërhoqi vëmendjen e mediave duke u shtrirë përtokë dhe duke bërë si mace.

Fitorja në Rochdale shënon një ringjallje të vonë politike për Galloway, mbështetja tradicionale e të cilit midis muslimanëve britanikë mund të mos i kishte mbijetuar dimensioneve sektare të luftës civile siriane. Ai mohoi sulmet me armë kimike nga regjimi i Bashar al-Assad dhe u punësua në një kanal televiziv arab që thuhet se ishte i lidhur me diktatorin e Sirisë.

Pankarta të fushatës në Rochdale përpara zgjedhjeve të parakohshme

Megjithatë, zemërimi për ofensivën e Izraelit në Gaza ofroi një mundësi të mirë për politikanin që nuk kishte lidhje të forta me qytetin e Mançesterit.

Galloway bëri disa premtime lokale – për të rindërtuar një maternitet, por në thelb ai syboi votat e myslimanëve në Rochdale të cilët përbëjnë 30% të popullsisë.

Duke dënuar krimet e kryera në Palestinë dhe duke bërë një fushatë anti-izraelite, politikani veteran mundi sërish të merrte votat e nevojshme të siguronte një mandat.

Gjatë fushatës Galloway asgjësoi votën Laburiste duke e pikturuar veten si një mbrojtës të myslimanëve të shtypur të Kashmirit.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015, në të cilat humbi mandatin e tij në Bradford, ai u kritikua gjerësisht pasi urdhëroi një ndërmjetës në Pakistan të “gërmonte” certifikatën e martesës islame të rivales laburiste, Naz Shah, në mënyrë që të përpiqej të provonte se ajo kishte qenë e mitur kur u detyrua të martohej.

Në vitin 2019, pasi u shkarkua nga TalkRadio për “pikëpamjet e tij antisemitike”, ai u shkroi në Tëitter shefave të tij: “Shihemi në gjykatë djema… Rroftë Palestina”.

Media britanike The Telegraph, u detyrua t’i paguante Galloway 150,000 £ në vitin 2004, pasi publikoi një raport që pretendonte se dokumentet e gjetura në Bagdad gjatë luftës në Irak sugjeronin se ai kishte marrë deri në 375,000 £ në vit nga miku i tij i vjetër Saddam.

Për shkak se nuk mund ta provonin në gjykatë, media prestigjoze u detyrua t’i paguante shumën e konsiderueshme politikanit pasi u dënua për shpifje.

Pra, çfarë mund të presë Rochdale nga deputeti i tyre i ri, shkruan The Guardian? Jo shumë punë brenda parlamentit. Në tre vjet si deputet i Bradford Ëest, ai foli vetëm 16 herë në Dhomën e Komunave, ndonjëherë duke qëndruar për gjashtë muaj ose më shumë pa thënë asnjë fjalë në dhomën e debatit.

Momentet kur ai ka marrë fjalën në parlament, zakonisht kishin të bënin me punët e jashtme ose për të fyer kolegët e tjerë.

Ai gjeti kohë për të bërë programe për Russia Today dhe al-Mayadeen TV, duke e rritur pagën e deputetit të tij me 12,400 £ në muaj.

The Guardian shkruan se deputeti ka një karrierë kontraverse, ku ka marrë kohë nga detyrat e tij si ligjvënës në Bradford dhe Ëestminster për të bërë fushatë për Hugo Chavez në Venezuelë dhe për të marrë pjesë në ngjarje në të gjithë botën.

I lindur në Dundee, Skoci, në vitin 1954, Galloway u bë kryetari më i ri ndonjëherë i Partisë Laburiste Skoceze në vitin 1981 dhe fitoi vendin e tij të parë parlamentar në Glasgow Hillhead në 1987.

Gjithmonë në ekstremin e majtë të partisë, ai u përjashtua nga laburistët në vitin 2003 për shkak të mosrespektimit të linjës së partisë duke kundërshtuar luftën në Irak.

Galloway duke folur në Bagdad në shtator 2002

Ai iu bashkua Partisë Respect dhe në vitin 2005, ku arriti të zgjidhej sërish deputet në Londër. Dy vjet më vonë ai u pezullua nga parlamenti për 18 ditë pasi komiteti i përzgjedhur për standardet dhe privilegjet gjeti “prova të forta rrethanore” se fondet e OKB-së ishin përdorur nga qeveria irakiane me “pajtim” të Galloway për të financuar aktivitetet e fushatës.

Në vitin 2019, Komisioni i Bamirësisë zbuloi se “Viva Palestina”, një tjetër organizatë bamirëse e krijuar nga Galloway, për të ofruar ndihma në Gaza, mund të mos ketë kryer ndonjë aktivitet bamirësie ose të ketë shpërndarë ndonjë ndihmë humanitare pavarësisht se pretendonte se kishte mbledhur 1 milion £ në donacione publike.

Teksa Partia Respect u shpërbë mes debateve të brendshme, Galloway u përfshi në formimin e një lëvizjeje të re politike në vitin 2019, Partinë e Punëtorëve të Britanisë.

Ai synonte të thithte ish-korbinistët e zhgënjyer që largoheshin nga Laburistët pas humbjes së tyre në vitin 2019, por në fund u bë një grup i ekstremit të majtë stalinist që është i vogël në numër dhe që mbante lidhje me Kinën.

Galloway feston me mbështetësit pasi fitoi zgjedhjet paraprake të Bradford West në 2012

Galloway ishte në gjendje të përfitonte maksimalisht nga roli i tij i ri, duke iu drejtuar Forumit të dytë Ndërkombëtar të regjimit kinez për Demokracinë në Pekin, ku kritikoi “formën e demokracisë në vendet perëndimore”.

Së fundmi Galloway u afrua dhe me Rusinë duke i bërë jehonë pikave të bisedimeve pro-Kremlinit për Ukrainën.

Tani i kthyer në parlament pas një pauze 12-vjeçare, Galloway ka lënë të kuptohet se nuk ka në plan t’i kalojë të 70-at si i përjashtuar në stolat e opozitës. Gjatë fushatës së Rochdale, ai u tha vazhdimisht votuesve se mund të ishte deputeti i tyre vetëm për “100 ditë” ose sado kohë derisa Rishi Sunak të thërrasë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Të tjerëve ai u ka sugjeruar se do të shërbente jo më shumë se një mandat të fundit dhe pastaj do të jepte dorëheqjen nga postet publike.

“Unë jam 69 vjeç dhe fëmija im më i vogël është tre. Epo, unë me të vërtetë kam detyrime ndaj të tjerëve, “tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?