Antimafia “zbarkon” në SPAK, Nuredin Dumani ‘minierë ari’ dhe për hetuesit e huaj

19 Janar 2024 | 12:23

Killeri me pagesë Nuredin Dumani, i penduari i SPAK, që ka rrëfyer dhe zbardhur dhjetëra ngjarje kriminale në Shqipëri po shikohet si një “minierë ari” edhe nga hetuesit e huaj.

Ai dyshohet se ka informacion edhe për krime që kanë ndodhur jashtë territorit të vendit. Të enjten në SPAK kanë mbërritur agjentë të autoriteteve italiane të cilët e kanë marrë në pyetje në praninë e një përkthyesi.

Sipas informacioneve hetuesit e Antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për trafikun e lëndëve narkotike por edhe vepra të tjera penale. Burime të tjera bëjnë me dije se interes për të pyetur  vrasesin me pagesë për ngjarje të caktuara ku janë përfshirë grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe angjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve europiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë

Për të 26-ën ditë me radhë kanë vijuar protestat e aktivistëve dhe qytetarëve para Kryeministrisë. Edhe këtë të enjte, pjesëmarrës të shumtë morën fjalën për...
21:13 | 25/06/2026

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026