“Antishpifja”, Thano: Rama ka obsesion të pazakontë me median. Cukali: Ligj anti-evropian
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca deklaroi se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim në fushën e lirisë së shprehjes. Gjatë prezantimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian në Këshillin Kombëtar për Integrimin, Soreca theksoi se amendamentet e paketës së antishpifjes janë larg standardeve ndërkombëtare.
Adrian Thano, kryeredaktor i gazetës “Dita” tha se, në Shqipëri të gjithë kryeministrat nuk kanë pasur raport të mirë me mediat.
“Në 24 vjet që merrem me media nuk kam parë ndonjë periudhë kur kryeministrat të kenë pasur ndonjë raport të shëndetshëm me median, Rama nuk bën përjashtim nga kjo antikulturë politike karshi medias”, tha Thano.
“Mua më habit, një paradoks i qartë dhe deri diku qesharak i raporti të mazhrancës me projektligjet. Nëse e keni vënë re, në të gjithë këto projektligj që kanë shkaktuar debat ka pasur të njëjtin qëndrim; këtë e kërkon BE, këtë e kërkojnë ndërkombëtarët. Por tani si ka mundësi që është kaq këmbëngulës kur ndërkombëtarët i thonë ‘Stop’”, shtroi kryeredaktori i gazetës “Dita”.
Koloreto Cukali, drejtor i Këshillit Shqiptar të Medias theksoi se ligji në fakt nuk lypet nga ndryshimi i teknologjisë së informacionit por zyrtarët e thonë për t’u justifikuar. Gjithashtu, Cukali tha se, Gjermania merret si shembull, por çështjet zgjidhen në gjykatë.
“Ligji është komplet anti-evropian. Ligji nuk ka lidhje fare me teknologjinë, e gjitha kjo është një absurd. Këta duan ta nxjerrin gjykatën jashtë loje me këtë ligj dhe t’i japin përgjegjësi AMA-s. Ligji gjerman nuk përfshin AMA-n, Gjermania është e vërtetë se ka një ligj që rregullon mediat por është ligj për gjykatat. Vendosin gjykatat”, u shpreh Cukali.
Ardian Thano shtoi më tej se, nuk mundet që një institucioni, kryetari i të cili emërohet nga kryeministri të kontrollojë mediat. “Kryeministri ka një obsesion të pazakontë me median”, tha ai.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:45 Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?
- 15:31 Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 15:25 Gara U18 Gran Canaria 2026, xhudisti nga Kosova mposht në Spanjë xhudistin serb (VIDEO)
- 15:18 Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Si paraqitet gjendja e tij
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa