Anulohet takimi mes Ukrainës dhe aleatëve në Gjermani

9 Tetor 2024 | 12:05

Një takim i nivelit të lartë i grupit Ramstein të donatorëve të armëve për Ukrainën është anuluar pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u detyrua ta anulonte vizitën e tij në Gjermani këtë javë për shkak të afrimit të uraganit Milton në Florida, thanë më 9 tetor dy burime nga NATO-ja për Radio Evropa e Lirë.

Grupi Ramstein, i njohur gjithashtu si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ishte planifikuar të takohej gjatë vizitës së Bidenit në Gjermani nga 10 deri më 13 tetor.

Presidenti e shtyu udhëtimin e tij më 8 tetor “për të mbikëqyrur përgatitjet dhe përgjigjen ndaj uraganit Milton, si dhe përgjigjen ndaj pasojave të uraganit Helene në juglindje”, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.

Parashikuesit kanë paralajmëruar se stuhia Milton, e dyta në dy javë që godet Floridën, mund të kthehet në fatkeqësinë më të madhe natyrore që ka prekur shtetin në një shekull.

Biden, dhe kryetarja e Tampas, Jane Castor, paralajmëruan njerëzit në zonat e evakuimit që të largoheshin ose do ta rrezikonin vdekjen.

Pritet që Milton të godasë Floridën më vonë më 9 tetor, ndërsa Florida perëndimore ende po përballet me pasojat e uraganit Helene, i cili përmbyti rrugë dhe shtëpi në këtë zonë dy javë më parë.

Ajo stuhi la të paktën 230 të vdekur në të gjithë jugun e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar për përgatitjet për këtë takim qysh muajin e kaluar.

Ai kishte theksuar nevojën për të bërë përparime para këtij takimi për të siguruar aleatët perëndimorë për aftësitë e Ukrainës në fushëbetejë./REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran

Trafiku i anijeve tregtare në Ngushtica e Hormuzit ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur nivelin më të lartë ditor që nga fundi i shkurtit....
20:04 | 25/06/2026

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa...
19:08 | 25/06/2026

SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) njoftoi se po bashkëpunon me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur operacionet e ndihmës...
18:53 | 25/06/2026