Anuloi takimin gjatë vizitës në Shqipëri, Cameron bisedë telefonike me Begaj
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Lajmin e bëri të ditur Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes një njoftimi, ku thuhet se mes tyre u diskutua roli i Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s.
Po ashtu sipas njoftimit, mes tyre u diskutua edhe për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.
“Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar @BajramBegajAL sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Cameron zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.
Si pjesë e axhendës së Cameron ishte edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj, por ky takim u anulua, për shkak se Sekretari i Jashtëm britanik u thirr për të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit qeveritar në vendin e tij.
The Foreign Secretary had a call with Albanian President @BajramBegajAL today following his visit to Tirana.
They discussed Albania’s important role as a close NATO ally and reaffirmed our steadfast support for Ukraine and confronting regional challenges.
— Foreign, Commonwealth & Development Office (@FCDOGovUK) May 22, 2024
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë