Apel për të restauruar pikturën e rrallë
Një pikturë e Vangjel Zengo, një prej mjeshtërve të Ikonografisë shqiptare të shekullit të 19 e fillim shekullit të 20, ndodhet e ekspozuar në Muzeun Historik Fier.
‘Moment Idilik’ është krijuar në 1937 dhe ka në qendër një qeramist dhe një vajzë.
“Kjo pikturë ka nevojë për restaurim dhe ky është apeli im institucioneve përkatëse dhe të specializuara për të ndërhyrë që kjo vepër arti të jetë e përfaqësuar denjësisht”, shprehet përgjegjësi i muzeut, Ilirjan Gjika.
Piktori Vullnet Alushaj e sheh këtë vepër të rrallë për teknikën e punimit të saj.
“Kjo pikturë na vjen çuditërisht në lëkurë që është një gjë e rrallë, në aspektin teknik të asaj periudhe dhe që na vjen deri në ditët tona”, thotë piktori.
Në Fier nuk ka restauratorë dhe procesi si për këtë pikture, ashtu dhe për vepra të tjera kërkon bashkëpunim me specialistë në Institutin e Restaurimeve.
Afresket e Vangjen Zengos ndodhen në disa kisha të Korçës, përfshirë katedralen e Shën Gjergjit, xhaminë e Mirahorit si dhe kishën e Ungjillëzimit në Tiranë.
Një koleksion me 180 ikona të pikturuara prej tij ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane