Aplikacioni “Aktivisti”, Celibashi: Po shqyrtojmë nëse është shkelur Kodi Zgjedhor

1 Mars 2023 | 13:23

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi pati këtë të mërkurë një komunikim me gazetarët, ku ka diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ai ka shpjeguar mes të tjerave edhe arsyen se përse nuk janë shpërndarë ende fondet për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Gjithashtu Celibashi deklaroi se KQZ ka marrë një ankesë nga Partia Demokratike për aplikacionin Aktivisti dhe po e shqyrton nëse kemi të bëjmë me shkelje të kodit zgjedhor.

Gazetarja e Euronews, Eksiola Shehu ka dhënë një pasqyrim më të qartë të komunikimit të Celibashit për gazetarët.

“Një tjetër çështje që u diskutua në këtë komunikim me gazetarët ishte edhe shpërndarja e fondeve për partitë politike, i pyetur nga gazetarët se përse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka shpërndarë ende fondet për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit, zoti Celibashi tha se do të presë raportin nga këto parti politike deri në afatin që është 31 marsi dhe më pas do të bëhet shpërndarja për partitë politike. Gjithashtu komentoi edhe pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik. Në këto zgjedhje komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik në tre bashki, në Vorë, Kamëz dhe Elbasan. E konsideroi një proces që po ecën me ritme të mira, ndërsa në fund të javës tjetër pritet sipas zotit Celibashi që të hapen procedurat për pajisjet që do të përdoren për votimin elektronik. Nga ana tjetër zoti Celibashi komentoi edhe një tjetër çështje e cila javët e fundit ka patur diskutim, aplikacioni Aktivisti, për të cilin zoti Celibashi ka deklaruar se ka marrë një ankesë nga ana e Partisë Demokratike dhe është duke e shqyrtuar nëse është shkelur ligji apo kodi zgjedhor dhe në ditët në vijim do të kemi një pasqyrim sa i takon kësaj çështje”, raportoi gazetarja në një lidhje direkte për Euronews.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026