Aplikimi i Kosovës për në BE, Daçiç: Vendet që se kanë njohur, ta kontestojnë

12 Dhjetor 2022 | 14:10

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Beogradi po punon që vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga aspekti statusor, të kontestojnë kandidaturën e shpallur të Prishtinës për anëtarësim në BE.

Daçiç tha se përveç ardhjeve të paralajmëruara të zyrtarëve të shumtë, 15 dhjetori është i rëndësishëm për Serbinë, kur ekziston mundësia që Prishtina të dorëzojë kërkesë për anëtarësim në BE, shkruan Euronews Serbia.

“Ne po punojmë gjithashtu për të ftuar të gjitha vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që ta kundërshtojnë çështjen nga aspekti i statusit – se nuk ka kushte për ta diskutuar atë,” theksoi ai.

Daçiç shtoi se Republika Çeke ka një rol në të gjithë këtë proces si vend që kryeson BE-në.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

 A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

Tërheqje politike apo taktikë për të qëndruar në pushtet? Kjo është pyetja që pason deklaratën e Aleksandar Vuçiçit, presidentit të Serbisë, para mijëra mbështetësve të...
17:51 | 29/06/2026