Aplikimi për anëtarësimin në BE, Osmani: Sot është ditë historike për Kosovën

14 Dhjetor 2022 | 12:14

Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur historike ditën e sotme pasi Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Pas ceremonisë së nënshkrimit bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti, Osmani në prononcimin për media tha se ky është një hap për të çuar Kosovën më afër BE-së.

“Sot është një ditë historike dhe është moment historik. 14 dhjetori ka një histori moderne në Republikën e Kosovës ku shënojmë themelimin e ushtrisë tonë dhe aplikimin për në Bashkimin Europian.

Ne jemi sot së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Europian. Për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka pasur asnjëherë alternativ tjetër. Ky akt i dedikohet të gjithë qytetarëve të vendit tonë, por mbi të gjitha ky moment i dedikohet çdo fëmijë, gruaje e burri të Kosovës ku u përballëm padrejtësi me gjenocid”.- ka deklaruar ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026