Apple transportoi 600 tonë iPhone nga India në SHBA për shkak të tarifave të Trump 

10 Prill 2025 | 14:32

Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple punësoi fluturime mallrash për të transportuar gjithsej 600 tonë iPhone, ose deri në 1.5 milionë pajisje, nga India në Shtetet e Bashkuara, i nxitur nga dëshira për të “mposhtur” tarifat e shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas burimeve anonime të Reuters, rreth gjashtë aeroplanë mallrash 100 tonësh që mbanin iPhone të Apple janë nisur nga India që nga marsi.

Pesha e ambalazhit të iPhone 14 dhe kabllos së tij të karikimit arrin në rreth 350 gram, sipas matjeve të agjencisë britanike, që lë të kuptohet se ngarkesa totale prej 600 tonësh përfshinte rreth 1.5 milionë iPhone.

Kompania ka lobuar tek autoritetet e aeroportit indian për të reduktuar kohën që duhet për të zhdoganuar në aeroportin Chennai në shtetin jugor indian të Tamil Nadu nga 30 në gjashtë orë, shtuan burimet.

Apple shpenzoi rreth tetë muaj duke planifikuar dhe vendosur zhdoganimin e përshpejtuar në Chennai dhe qeveria e kryeministrit Narendra Modi u ka kërkuar zyrtarëve të mbështesin firmën amerikane të teknologjisë me bazë në Cupertino, tha një zyrtar i lartë indian në kushte anonimiteti, sipas Economic Times.

Apple është shumë e ndjeshme ndaj konfliktit tregtar midis Uashingtonit dhe Pekinit, sepse një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të saj ndodhet në Kinë, e cila përballet me tarifat amerikane prej 125 për qind.

Kompania gjithashtu ka prodhim në Indi, Vietnam dhe Tajlandë, por këto vende janë gjithashtu potencialisht nën tarifat reciproke të Trump, të cilat aktualisht janë pezulluar për 90 ditë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026