Arabi i shpëtuar nga ‘duart’ e Hamasit i lutet Izraelit për marrëveshje pengjesh

28 Gusht 2024 | 19:22

Një burrë beduin arab i shpëtuar në Gaza i ka kërkuar Izraelit të arrijë një marrëveshje me Hamasin për të liruar të gjithë pengjet e mbetura, ndërsa ka treguar detajet e vuajtjeve të tij.

Sipas mediave të huaja, Kaid Farhan Elkadi, 52 vjeç, u shpëtua të martën në një “operacion kompleks në Rripin jugor të Gazës”, tha ushtria izraelite.

Pas kthimit në fshatin e tij në jug të Izraelit të mërkurën, Elkadi tha se “lumturia e tij nuk është e plotë për sa kohë që ka të burgosur” nga të dyja palët.

Ndërkohë, një ish-kryetar i bashkisë izraelite tha se Elkadi nuk ishte ekspozuar në rrezet e diellit pothuajse për tetë muaj.

Elkadi u rrëmbye nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael dhe është pengu i tetë i shpëtuar nga forcat izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza.

Të mërkurën, ai u kthye në fshatin e tij të lindjes, Karkur në shkretëtirën Negev, pasi doli nga spitali.

I rrethuar nga gazetarët dhe anëtarët e komunitetit të tij beduin, zoti Elkadi u lut që të gjithë pengjet të liroheshin.

“Nuk ka rëndësi nëse janë arabë apo hebrenj, të gjithë kanë një familje që i pret. Ata gjithashtu duan të ndiejnë gëzimin”, tha ai.

“Shpresoj, lutem për t’i dhënë fund kësaj”, tha ai, duke zbuluar se të njëjtin mesazh kishte edhe gjatë bisedës telefonike të së martës me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“I thashë Netanyahut dje, ‘Puno për t’i dhënë fund kësaj’”, shtoi ai më tej.

Ndërmjetësuesit amerikanë, egjiptianë dhe të Katarit po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje armëpushimi që do të bënte që Hamasi të lironte 104 pengjet që ende mbahen, duke përfshirë 34 të cilët supozohen të vdekur, në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Elkadi u lejua të shkonte në shtëpi pasi iu nënshtrua ekzaminimeve në spital.

Babai i 11 fëmijëve më herët u tha të afërmve të tij “për ditë të vështira, një robëri shumë mizore”, tha për gazetën izraelite Haaretz, Ata Abu Medigam, ish-kryebashkiak i qytetit jugor izraelit Rahat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026