Arabia Saudite: S’ka normalizim të raporteve me Izraelin pa një shtet palestinez
Kryediplomati i Arabisë Saudite tha se mbretëria nuk do të normalizojë raportet me Izraelin apo të ndihmojë në rindërtimin e Gazës nëse nuk do të ketë një rrugë të besueshme drejt një shteti palestinez, një kërkesë që është refuzuar nga Qeveria izraelite. Kështu deklaroi princi Faisal bin Farhan gjatë një interviste për transmetuesin amerikan, CNN.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar shtetësinë palestineze dhe ka paraqitur planet për Gazën pasi të mbarojë lufta me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Mosmarrëveshjet rreth të ardhmes së Gazës, e ka vendosur Izraelin kundër aleates kryesore, SHBA-së, por edhe kundër shumicës së komunitetit ndërkombëtar. Këto mosmarrëveshje paraqesin një pengesë të madhe për çfarëdo plani për qeverisjen apo rindërtimin pasi të përfundojë lufta të enklavës që është shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve.
Para sulmit të 7 tetorit të kryer nga Hamasi ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën, SHBA-ja kishte tentuar të ndërmjetësonte një marrëveshje historike, sipas së cilës, Arabia Saudite do të normalizonte raportet me Izraelin, në këmbim të garancive të sigurisë nga SHBA-ja, ndihmës për krijimin e një programi civil bërthamor dhe përparimin drejt zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez.
Në shtator, Netanyahu tha se Izraeli ishte në “prag” të arritjes së një marrëveshjeje të tillë.
Gjatë intervistës për CNN-in, kryediplomati saudit u pyet se “a po thoni se nëse nuk ka një rrugë të besueshme dhe të pakthyeshme drejt një shteti palestinez, nuk do të ketë normalizim të raporteve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit?”, princi Faisal tha se “kjo është mënyra e vetme që ne do të kemi përftim, prandaj po”.
Princi Faisal tha gjithashtu se shteti i tij nuk do të kontribuojë në rindërtimin e Gazës të shkatërruar nga ofensiva izraelite, nëse nuk do të ketë një rrugë drejt një zgjidhjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn