Arben Ahmetaj: Aplikimet për paketën e dytë nisin prej të hënës
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i caktuar nga qeveria për menaxhimin e situatës së COVID-19, bën të ditur se që prej të hënës së ardhshme do të nisin aplikimet e paketës së dytë financiare. Ministri bëri një deklaratë të tillë gjatë një interviste për ‘Ilva Now’, ku theksoi se, paketa ka një fond limit prej 7 miliardë lekë dhe synon të ndihmojë të gjitha kategoritë e qytetarëve që ndodhen në vështirësi financiare.
“Paratë do t’i shkojnë në llogari punëmarrësit. Të hënën nisën aplikimet për paketën e dytë pasi të dalë vendimi i Këshillit të Ministrave dhe të publikohet në Fletoren Zyrtare”, u shpreh z. Ahmetaj duke nënvizuar se bëhet fjalë për një paketë që do t’u shkojë në ndihmë rreth 810 mijë qytetarëve.
Nga këta, 100 mijë i përkasin të punësuarve nga biznesi i vogël, në grupin e atyre që lejohen të punojnë, 66 mijë në biznesin e madh që një kategori janë punonjës që janë në listë pagesë akoma për biznese që janë të ndaluar dhe një grup tjetër që janë hequr nga puna. Ministri sqaroi se heqja e punës duhet të jetë bërë deri më datë 10 prill.
Ministri i Rindërtimit pranoi se për gjetjen e parave për dy paketat financiare janë prekur disa prej investimeve publike dhe prokurime të partneritetit publik privat. Ai tha se bëhet fjalë për Rrugën e Arbrit, inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, etj., në mënyrë që të mos prekej deficiti.
“Nuk kemi prekur vetëm Rrugën e Arbrit, ndërsa shkollat e reja janë nga paketa e rindërtimit dhe nuk bëhet fjalë për shkurtime. Nga fondi i rindërtimit do të bëhen 103 shkolla”, u shpreh z. Ahmetaj duke bërë të ditur dhe shifrat që u siguruan nga këto ndërhyrje; Rruga e Arbrit 1 miliard, inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit 800 milionë lekë, Rapiskan 700 milionë lekë.
Në total, dy paketat financiare, tha Ahmetaj, përbëjnë 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Për një vend si Shqipëria nuk është pak dhe është një nga paketat më të konsiderueshme në rajon”, tha ai. Paratë do të sigurohen nga rritja e borxhit, ku ministri tha se përveç marrjes në tregun e brendshëm dhe në tregun e huaj, po përgatiten që të dalim për Eurobond.
Lidhur me parashikimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar se ekonomia e Shqipërisë mund të ketë një rënie prej 5%, z. Ahmetaj tha se kjo do të varet nga ndikimi që do të sjellë COVID-19, kryesisht në turizëm.
Për numrin e të papunëve, ministri i Rindërtimit tha se për një periudhë të shkurtër, Shqipëria ka humbur 40 mijë vende pune ndërsa nuk bëri një parashikim se sa mund të arrijë deri në fund. I pyetur se përse qeveria nuk hap ekonominë për të ulur ndikimin, z. Ahmetaj tha se Kryeministri po merr masa të reja “në funksion të balancuar të frenimit të virusit dhe hapjes ekonomike”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij