Arben Pëllumbi shpalos planin e PS për t’i hapur perspektiva të reja brezit të ri
Arben Pëllumbi, kandidat i Partisë Socialiste thotë se PS i jep një rëndësi të veçantë ekipit me të cilin paraqitet në zgjedhje. Ai tha se pavarësisht se partia e tij ka qenë fituese, vjen e rinovuar në këto zgjedhje ndërsa tha se e njëjta gjë nuk ka ndodhur me PD.
Z. Pëllumbi në përgjigje të pyetjes së aktivistit Dosti Banushi, deklaroi se në rast të marrjes së një mandati të tretë premtohet një filozofi bashkëpunuese dhe jo përçarëse dhe kjo dëshmohet edhe nga ekipi.
“PS edhe pse ka qenë fituese përsëri garon në këtë mandat me një rinovim të më shumë se 30% të tij. Ka në drejtimin e 12 qarqeve politike 10 gra, prej të cilave 7 garojnë për herë të parë. Ajo që premtojmë për mandatin tjetër, filozofia bashkëpunuese dhe integruese e vendit në BE, gjen një materializim shumë të mirë tek ekipi dhe figurat”, u shpreh kandidati i PS.
Arben Pëllumbi tha se për 4 vitet e ardhshme PS do të ketë në fokus të rinjtë duke nxitur integrimin e tyre në tregun evropian të teknologjisë si dhe në ndërmarrjen e iniciativave të reja në biznes.
“Në 4-vjeçarin që vjen dhe do të vazhdojmë të thellojmë politikën tonë në raport me të rinjtë dhe kryesit me idetë në lidhje me kodifikimin dhe start up- e reja, për të cilat jo vetëm kemi një qendër të re tashmë për të rinjtë deri në 18 vjeç por jemi duke ndërtua tek ish-piramida qendrën më të madhe të këtij sektori në Ballkan, çka tregon një vizion të qartë se cili do të jetë një perspektivat ku do të zhvillohet brezi i ri”, përfundoi ai.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit