Argjentina siguron “biletën” për Kupën e Botës, mposh në klasike Brazilin

26 Mars 2025 | 14:23

Argjentina ka mposhtur Brazilin dhe ka siguruar biletën për kampionatin botëror. Skuadra e Skalonit renditet e para në grupin kualifikues me 31 pikë të grumbulluara.

Pa kapitenin Lionel Messi në fushë, ndaj një rivali si Brazili, por Argjentina di se si të fitojë pa ylli ne saj, sidomos një klasike të futbollit botëror. Mëngjesin e së mërkurës, albicelestët morën një fitore të jashtëzakonshme, duke mposhtur selesao në Buenos Aires përpara mbi 80 mijë spektatorëve. Një duel i jashtëzakonshëm, por të cilin kampionët në fuqi e zgjidhën që në pjesën e parë.

I përhershmi Julian Alvarez zhbllokoi shifrat duke kaluar në avantazh Argjentinën, e pas tij dyfishoi Fernandez. Cunha rihapi lojën, por Brazili nuk ishte në ditën e tij më të mirë, pasi brenda 45’ minutave të para do të pesonte sërish she ishte Mac Allister shënues. Në pjesën e dytë panorama ishte njësoj, skuadra që sulmojnë njëra-tjetrën, por ishte Simeone i ardhur si zëvendësues që vulosi fitoren 4-1.

3 pikë me vlerë kualifikimi, pasi Argjentina siguroi biletën për kampionatin botëror, aty ku ka petkun e kampionit në fuqi, e do të provojë të mbrojë trofeun. Skuadra e teknikut Scaloni numëron 31 pikë në krye të grupit kualifikues me 10 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Dueli i radhës është ai ndaj Kilit, megjithëse tani pak vlerë kanë për Argjentinën 4 ndeshjet e mbetura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026