Arkeologët gjejnë thesarin e jashtëzakonshëm bizantin 1400-vjeçar

30 Shtator 2025 | 15:29

Arkeologët kanë zbuluar një thesar gati 1400-vjeçar me monedha ari dhe bizhuteri nga epoka bizantine pranë Detit të Galilesë.

Thesari përmban 97 monedha ari të pastër dhe dhjetëra bizhuteri, duke përfshirë vathë të zbukuruar me perla, gurë gjysmë të çmuar dhe xham. Një ekip studiuesish e gjeti këtë thesar gjatë gërmimeve të qytetit të lashtë të Hippos (i njohur edhe si Susita) në shpatet e Lartësive të Golanit.

“Ky është një nga pesë gjetjet më të mëdha të arit nga ajo periudhë e gjetur në rajon. Shtimi i bizhuterive dhe monedhave të vogla e bën atë edhe më interesant dhe numizmatikisht të rëndësishëm. Është zbulimi i parë i tillë në Hippos deri më tani”, tha për Live Science Michael Eisenberg, një arkeolog në Universitetin e Haifës dhe një nga udhëheqësit e gërmimit.

Zbulimi u bë falë studentes së arkeologjisë Ida Lipsman, e cila në korrik përdori një detektor metalesh për të gjetur një thesar pranë një guri të madh dhe dy mureve të lashta.

“Pajisja u çmend, nuk mund ta besoja – monedhat e floririt filluan të dilnin njëra pas tjetrës”, tha ajo në një deklaratë.

Monedhat përshkruajnë perandorë të ndryshëm: që nga mbretërimi i perandorit bizantin Justin I (518–527) deri në vitet e para të mbretërimit të perandorit Herakli (610–613).

Midis monedhave janë solidi (monedha të mëdha me përmbajtje të lartë ari), semis (me vlerë gjysmë solidi) dhe tremisi (një e treta solidi).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026